|
|
|
SKI LIFTAT
SNOWNJERI
FOTOT
Në
ski qendër ndodhen 5 teleferikë dhe 4 skilifta, mirëpo
gjatë kohës, shumica e tyre janë prishur ose nuk punojnë.
Momentalisht punojnë vetëm 2 teleferika dhe 1 skilift.
Nga 5 teleferikat, katër janë me dy ulëse ndërsa një
është me një ulëse.
Më i vjetri ndër ta është teleferiku me një ulëse,
i lëshuar në funksion në fund të viteve të 70-ta.
Mandej është teleferiku me dy ulëse që shkon për
në “Qafë të Luanit”, i instaluar ne vitin 1985.
Pastaj teleferiku me dy ulëse në shtegun e njohur si “Tepsija”
(1986). Më 1988 është ndërtuar teleferiku i cili kurrë
nuk është lëshuar në përdorim, e ai është
“Piribreg” teleferiku, i cili përfundon mu në kufi
me Maqedoninë në 2522 metra lartësi mbidetare. Ky teleferik
është i vendosur në vetë malin “Piribreg”
i cili ka pjertesi ekstreme prej rreth 60%. Shtegu i cili është
planifikuar të hyjë në përdorim në malin e Pirebregut
është klasifikuar si një ndër shtigjet më të
rrezikshme në botë.
Dhe
së fundi, teleferiku më i ri (1995) është ai i cili
edhe sot përdoret më së shumti. Shkon në mes të
shtegut kryesor “Livadhi”. Ky teleferik është me
dy ulëse dhe në mes të gjatësisë ka një
stacion i cili është ndërtuar që të shfrytëzohet
si pikënisje gjatë muajve Maj-Qershor kur sasija e borës
në pjesët e ulta të Brezovicës fillon të shkrihet.
Të gjithë teleferikat në përjashtim të teleferikut
me një ulëse, janë prodhim i firmës “Energoinvest”
nga Bosnia. Teleferiku me një ulëse është i prodhimit
Italian.
Gjithashtu, skiliftat janë instaluar paralelisht me ndërtimin
e teleferikave. Më i vjetri ndër ta është skilifti
me ngjyrë të kuqe, që gjendet përpara hotel Molikës.
Në
Brezovicë ndodhet edhe një tren special, i cili është
ndërtuar që ti bartë mysafirët nga hyrja, në
ski qendrër dhe në pikënisjen e shumicës së teleferikave.
Çmimet
për shfrytëzimin e teleferikave
Bileta ditore 11 euro
Bileta javore 60 euro
Bileta 10 ditëshe 80 euro
Bileta sezonale 250 euro
Bileta
për skilift (5 vozitje) 3 euro
Bileta për skilift (10 vozitje) 5 euro
Bileta për shfrytëzimin e trenit 0.5 euro
|
|
Qfar firme i keni skijat?
Qfar firme e keni snowboardin?
|
|