|
|
||||||||
| english | |||||||||
Aktiviteti
i Snownjerit filloi krejt pa plan në Dhjetor të vitit 2003.
Atëkohë, për herë të parë pas luftës,
Brezovica, u lëshua për shfrytëzim. Te skijatorët
u vrejt një nevoje për tu informuar për gjendjen e kësaj
qendre dhe të qendrave tjera. Mbasi Arbeni me shokët nga Prishtina
dhe qytetet tjera e vizitonin shpesh Brezovicën, “Snownjeri”
(nofka e Arbenit) filloi t’ua dergonte shokëve të tij
më të ngushtë, fotot më të reja nga shtigjet
e Brezovices.
Në
fillim ishin vetëm 50 adresa në të cilat “Snownjeri”
i dërgonte informatat rreth motit, gjendjes së shtigjeve dhe
fotot më të reja nga shtigjet e skijimit në qendra tjera,
Kosovë dhe rrethinë. Menjëherë pas Forumit “Snownjeri” në Xenini, pronari dhe skijatori i flakët i internet café-se “Need 4 speed”, në Prishtinë, Burim Orana, mbasi u dakordua me Snownjerin në Janar 2005, hapi Forumin Snowman-ks.com, në të cilin do të rexhistrohen dhe do të kontaktojnë mes veti shumica e dashamirëve të skijimit dhe snowbordimit në Kosovë. Shoqërija “Snownjeri” nuk është ndonje klub i garuesve, por është vetëm një grup i dashamirëve të skjijimit rekreacional, të cilët, kanë dëshirë vetëm të kënaqen, shoqërohen dhe ta popullarizojnë sportin dimror sa më shumë. Shoqërija e dashamirëve të sportit dimror “Snownjeri”, është nje shoqëri jopartiake, joqeveritare dhe joprofitabile e skidashësve. Qëllimi kryesor i kesaj shoqërije është që ti bëje sportet dimrore sa më të popullarizuara për një numër të madh njerëzish, dhe të tregojë se sporti dimëror nuk është sport vetëm për të pasurit dhe për njerëzit me shkathtësi të veqanta, por një sport me të cilin mund të miret çdokush që ka dashuri të veçantë ndaj maleve dhe borës. Synojmë që në shoqërinë tonë të kemi një numër sa më të madh të skijatorëve dhe snowborderëve, të cilët me kohë do të arrijnë që së bashku ti vizitojnë shumicën e shtigjeve të skijimit ne Kosovë dhe jashtë saj. Kështu, na do të formojmë ura lidhëse me dashamirët e sportit të bardhë kudo që gjenden në botë. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj ure. |
|||||||||
| Emri
i Snownjerit është Arben Islami. Është nga Prishtina
dhe merret me skijim që nga viti 1980 (si 7 vjeqar). Skijat e para
Arbeni i mori dhuratë nga daja i tij, i cili ia bleu gjatë qëndrimit
në Moskë, si vizitorë i olimpiadës dimrore e cila
u mbajt në atë vit. Menjehërë pas disa ditëve,
Arbeni me shokë shkuan të skijojnë në shtigjet e shkurta
të Germisë, në malet afër Prishtinës. Duke skijuar
në Gërmi, ata patën ndikim në një numër
të madh të shoqerisë së tyre, të cilët së
shpejti filluan të merren me këtë sport të mrekullueshëm.
Pas një viti, këta të rinjë filluan ta vizitojnë
Brezovicën dhe kështu u lidhën përjetësisht me
malet e Sharrit. Aktiviteti i Snownjerit bashkë me shokët e
tij edhe sot e kësaj dite lidhet ngushtë me këtë qendër
turistike. |
|||||||||
| MEDIA | |||||||||
|
![]() |
||||||||
![]() |
|||||||||