|
|
Qfar firme i keni skijat? Qfar firme e keni snowboardin? |
|||||||||||||
|
Qendra
e skijimit në Brezovicë është qendër e njohur turistike
që ndodhet në pjesën veriperendimore të maleve të
Sharrit. Gjendet në lartesinë mbidetare prej 900 e deri në
2522 metra dhe është larg vetëm 60 km nga aeroporti i Prishtines
dhe i Shkupit. Në pjesët
me lartësi më të madhe mbidetare mbretëron klimë
e vertetë malore, kështu që bora në atë pjesë
mund të mbahet edhe më se 280 ditë gjatë vitit. Sezona
e skijimit në Brezovicë është ndër më të
gjata në rajon. Mund të skijohet nga muaji Nëntor e deri
në fund të muajit Maj, sepse e gjithë pjesa malore në
të cilen ndodhet ski qendra në Brezovicë, është
e kthyer kah veriu.Në ski
qendër ndodhen 5 teleferikë dhe 4 skilifta, mirëpo gjatë
kohës, shumica e tyre janë prishur ose nuk punojnë. Momentalisht
punojnë vetëm 2 teleferika dhe 1 skilift. Në ski
qendër ndodhen 5 objekte hoteliere: Hoteli Narcis, Hotel Molika,
Hotel Breza, Hoteli i penzionerëve (momentalisht nuk ofron shërbime),
shtëpija e gurit dhe Hoteli i Shkollës së skijimit (Sport
Tours) bashkë me objektin “Partizanka”. Në të
kaluarën kësi shërbimi ka ofruar edhe shtëpija e Stojkut,
mirepo që nga fillimi i viteve të 90 ta, e ka ndaluar aktivitetin
e saj. Brezovica në këtë kohë pret të privatizohet dhe kështu të vie deri te renovimi i objekteve hoteliere, teleferikëve si dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve të cilat kanë ngecur për shkak të statusit të pazgjedhur të Kosovës. |
|||||||||||||||