|
|
|||||||||
//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// Që nga koha e formimit të grupit të parë në shoqërinë “Snownjeri”, u vërejt energjija e madhe pozitive e antarëve të tij të bëjnë dicka atraktive, në mënyrë që ta popullarizojne sportin dimëror sa më shumë. Më
31 Janar të vitit 2005, antarët e parë të shoqatës
“Snowman”, vendosën të organizojnë një
mini ngjarje në malet e Gërmisë në Prishtinë.
Disa nga antarët si Denisi, Burimi, Dreni dhe të tjerët,
mbasi e mbaruan një kërcimore, filluan të kërcejnë
nga ajo me skija dhe snowboard. Snownjeri si dashamirë i flakët
i fotografive dimrore, bëri me dhjetra foto të kësaj ngjarje
e cila me siguri do të hyjë në histori, si organizimi i
parë i kërcimit të lirë artistik me ski dhe snowboard.
Shih fotot….Me
12 Mars 2005, në Brezovicë u mbajt një turne e vogël
e kërcimit artistik me ski dhe snowboard. Morën pjese një
numër i madh i dashamirëve të kërcimit. Për herë
të parë, në mënyrë spontane, u mblodhën
“freestyle” kërcimtarët nga e gjithë Kosova
dhe treguan se edhe skijatorët rekreacionistë mund të kënaqen
në mënyrën e vet. Shih fotot….Një
vit më vonë, pra me 18 Shkurt 2006, në Brezovicë nga
Snownjeri u organizua turneu i parë i mirëfilltë në
Kosovë i kërcimit të lirë artistik me ski dhe snowboard.
Gjatë turneut, të pranishëm kanë qenë një
numër i madh i spektatorëve, gazetarëve dhe skijatorëve.
Morën pjesë mbi 60 skijatorë dhe se në fund turneu
u shpall shumë i suksesshëm. Shih fotot…Përveq
ngjarjeve ditore të aktiviteteve të Snownjerit, gjatë 4
viteve të fundit janë organizuar shumë herë dance
mbrëmje nëpër lokalitete të shumta në shtëpitë
e Brezovicës. Shih fotot…Më
10 Shkurt 2007, për shkak se skiliftat nuk punonin , “Snownjeri”
organizoi një mini ngjarje ku më shumë se 50 skijatorë
dhe snowboarderë, kërcyen nga një kërcimore afër
hotel Molikës. U bënë rreth 500 fotografi të ndryshme
nga kërcimet artistike të skijatorëve. Vetëm disa
prej tyre janë eksponuar në këtë sajt. Shih fotot…Më
11 maj 2007, “Snownjeri” bashkë me Qendrën për
Art modern e njohur si “Stacion”, organizoi ekspozitën
e fotografive nga Brezovica, të bëra gjatë periudhës
2003 dhe 2007. Mbasi Arbeni në koleksionin e vet ka mëse 60.000
foto nga Brezovica, vendosi që ti publikojë në ekspozitën
“Best of Snownjeri” vetëm rreth 80 foto më të
mira të tij. Në mbrëmje u ftuan shumë dashamirë
të sportit dimror, ku përveq fotografive, mysafirët kan
mundur të shiqojnë video-klipe te ndryshme gjatë skijimit
përmjet Video Beam-it, të ndëgjojnë muzike të
mirë, si dhe të kënaqen me venë dhe dredhëza.
Shih fotot…Ne
fillim të Qershorit 2007, z. Kirk Adams, skijatorë i flakët
dhe drejtor i privatizimit në shtyllën e katërt pranë
UNMIK-ut, bëri promovimin e filmit të tij “Just a ride”,
i sponzoruar nga vetë ai, e që ka të bëjë me
skijimin në Brezovicë. Premiera e filmit u dha në kino
ABC dhe se publiku u nda shume i kënaqur.
| ||||||||||